Rama: Duhen thjeshtuar më shumë procedurat

Nga kjo e hënë e parë e 2020, 114 shërbimeve publike që merren në  qëndrën kombëtare të biznesit do të mund të merren vetëm online.

Por shumë qytetarë dhe biznese të painformuar për procedurat që duhet të ndjekin, i janë drejtuar sërish sporteleve të kësaj qendre.

Për këtë arsye sportelet që ofrojnë shërbimet do të mbyllen përfundimisht vetëm pas afro 1 muaji, pasi punonjësit do t’u japin asistencë sesi mund të aplikohet përmes një telefoni apo një kompjuteri në adresën e-Albania.

Kryeministri i shoqëruar nga ministrja e financave gjatë një inspektimi për të parë nisjen nga funksionimi të digitalizimit të shërbimeve në QKB, kërkoi thjeshtim të mëtejshëm të procedurave që nevojiten për qytetarët.

Nga sot do ta keni të mundur që ta bëni këtë punë pa ardhur këtu fare. Pra mjafton të hyni te portali e-Albania te QKB dhe të bëni aplikimin dhe nga sot nuk do keni më nevojë të sillni me vete dosje me dokumente shtetërore, sepse të gjitha dokumentet shtetërore që janë kërkuar deri tani do duhet t’i marrë për ju vetë QKB. Po kështu, edhe në shërbimet e tjera, pra, ju thjesht duhet të aplikoni dhe të vendosni aty vetëm dokumentet individuale, një dokument banke, një vërtetim që merret individualisht nga sektori privat, por jo dokumente që merren në zyrat e shtetit. Kjo do ua bëjë shumë të lehtë këtë punë. Pastaj do merrni përgjigjen menjëherë në kohë. Regjistrimin e bëni për pak minuta.

Në total këtë fillimviti janë  472 shërbimeve që digitalizohen ndërsa  deri në fund të vitit numri shërbimeve që do të merren online do të jetë 1261 nga 1384 të tillë që janë në total.

Tv Klan