Balluku: Rruga përfundon në Shkurt të vitit të ardhshëm

Ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë të By-Passit të Vlorës. Deri në fund të Korrikut, 11.5 kilometra të këtij segmenti do të jenë të shtruara, duke përfunduar më shumë se 1/3 e rrugës.

Pavarësisht vonesave që shkaktoi pandemia e Covid-19 në importin e materialeve, By-Passi i Vlorës do të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm, një detyrim kontraktual që ka marrë kompania e cila po kryen punimet në këtë rrugë.

29 kilometrat e By-Passit të Vlorës do të lidhin segmentin me atë të Fierit, e më pas rruga do të ketë përfundimin në Orikum nga ku do të lidhet me aksin Orikum – Dukat e më pas me tunelin e Llogarasë.

Saga e ndërtimit të By-Passit të Vlorës daton në vitin 2012, ku pas problemeve me ecurinë e punimeve nga kompania ‘Serenissima’, segmenti u ritenderua dhe njëherë, ndërsa punimet rinisën në fund të vitit 2018.

Tv Klan