Superligaa

Ekipet shqiptare do të nisin sot aventurën Europiane. Laçi, Kukësi dhe Partizani do të zhvillojnë ndeshjet e para në Europa League. Synimi është kalimi i të paktën 1 kundështari. Laçi do të presë Inter Baku në orën 17:30. Ekipi nga Azerbajxhani ka disa probleme, pasi ka patur ndryshime në formacion për shkak të largimit të disa lojtarëve prej problemeve financiare. Megjithatë edhe te Laçi ka mungesa. Marko Cetkovic nuk është i gatshëm. Mesfushori kroat është ende i dëmtuar.

Laçi do të ketë sulmuesin James, i cili i është rikthyer stërvitjes. Në fushë sot do të jetë edhe Kukësi. Ekipi bjellorus Torpedo Zhodino është kundërshtari me pak përvojë në Europë. Takimi do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” dhe për trajerin e Kukësit, Marcello Troisi janë gati për këtë sfidë, pas fazës përgatitore në Austri.

Marcello Troisi – (Trajner i Kukësit): “Duke parë rezultatet e të 6 ndeshjeve që zhvilluam aty jam shumë i kënaqur me ekipin. Ky fakt më jep shpresë që ne do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Torpedos, që me ato cfarë unë kam parë nuk ka asgjë më shumë se ato ekipe me të cilat ne jemi përballur në Austri.”

Partizani është i vetmi do ta nisë në fushë kundërshtare. Ekipi kryeqytetas do të ketë përballë norvegjezët e Stromsgodset në ora 19:00 në Dramen. Partizani rikthehet në këtë aktivitet pas 7 vitesh dhe kërkon të shkojë më tej edhe pse rivali është një ekip që ndodhet në mes të sezonit, me një përgatitje më të mirë fizike.

Tv Klan