Kombëtarja franceze në futboll nuk ka zhgënjyer sportdashësit e saj në ndeshjen hapëse të botërorit. Amandine Henry me golin e katërt të shënuar ndaj Koresë së i vuri qershinë mbi tortë fitores 4-0 të Francës ndaj Koresë së Jugut. Blutë kaluan në avantazh që në minutën e 9 kur Henry pasoi për Le Sommer, e cila nuk e pati të vështirë të kalonte portieren Kim Minjung.

Franca shënoi edhe të dytin në minutën e 29, por goli u anulua nga video arbitri. Nuk zgjati shumë kur një goditje këndi u kthye në gol nga Renard, e cila ishte e pamarkuar në zonë. Në të njëjtën mënyrë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Renard shënoi edhe golin e dytë personal.

Kapitenia e Francës, Henry, në minutën e 85 e çoi rezultatin në 4-0, pas goditjes në hyrje të zonës duke elektrizuar atmosferën në stadium.

Qendërmbrojtësja 28-vjeçare Wendie Renard u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes pasi u konsiderua një kolose në zemrën e ekipit Francës si dhe shënoi dy gola. Franca pretendon të marri trofeun e kampionëve të botës, titull që mbahet nga Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan