Bundesliga rikthehet në fushë



Bundesliga rikthehet në fushë

17:00 16/05/2020

Dortmund fiton thellë ndaj Schalke

Futbollistë me maska, stadiume të boshatisur dhe masa të forta për sigurinë shëndetësore. Kështu Bundesliga u rikthye në fushë për të luajtur ndeshjet e mbetura të sezonit.

Të vlefshme për javën e 26 të Bundeligës u luajtën 6 ndeshje. Vëmendja e gjithë tifozerisë ishte në derbin e Ruhrit mes Borussia Dotmundit dhe Schalkes 04.

Erling Haaland shënoi golin e parë në Bundesligë në këtë periudhë delikate shëndetësore ndërsa skuadra e tij Dortmund fitoi 4-0. Golat e tjerë u shënuan nga Guerreiro dhe Hazard.

Në ndeshjet e tjera veçohet fitorja 0-3 e Hertha Berlin në fushën e Hoffenheimit. Wolfsburg mposhti në minutat shtesë Augsburgun 1-2, ndërsa Leipzig-Freiburg përfundoi 1-1 dhe Dusseldorf-Paderborn 0-0.

Tv Klan



Të ngjashme