Dielli është rizgjuar. Sapo ka nisur cikli i ri diellor, që aktivitetin e zgjat 11 vjet. Në çdo cikël, forca magnetike e diellit vjen në rritje progressive të paktën në 6 vjecarin e parë, e më pas nis ulja e forcës, që shoqërohet me reduktim të dukshem  të njollave që dallohen në sipërfaqen e tij.

Ndërsa në fazë e rritjes së fuqisë, shtohen njollat, shkelqimi brilant, që shoqërohet me çlirim ekspoziv energjie dhe plazme, shtohen vetëtimat e rrezeve intensive X dhe ultraviolet, lëshimi i pjesëzave që mund të shkaktojnë stuhi magnetike në planetin tonë, me impakt mbi satelitët dhe sistemet elektrike.

Lajmi për nisjen e ciklit të ri diellor e ka bërë të ditur Nasa dhe Noaa, që është agjensia amerikane për atmosferën dhe oqeanet. Sipas parashikemeve të ekspertëve të tyre, ky cikël mund të jetë shumë i ngjashëm me atë që sapo përfundoi, pra relativisht i dobët, megjithatë nuk përjashtohen edhe fenomene me intensitet të lartë, por që mund të jenë të rralla. Aktivieti diellor në ciklin që sapo u mblyll, arriti pikën më të ulët në dhjetor të vitit 2019.

Klan Plus