Nis dëbora në Korçë, probleme me qarkullimin në disa akse



Nis dëbora në Korçë, probleme me qarkullimin në disa akse

10:48 13/02/2021

Në Qarkun Korçë ka reshje dëbore. Ato kanë filluar prej orës 05:00. Kontraktorët janë në rrugë për mirëmbajtje dimërore pastrime e kriposje.

Reshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

Qarkullimi i mjeteve rekomandohet me zinxhirë në rrugën Korçë-Ersekë, në Qafën e Qarrit, po ashtu me zinxhirë qarkullohet edhe rruga e Dardhës dhe rruga Voskop-Voskopojë për mjetet e vogla.

Klan News







Të ngjashme