Partizani-Tirana, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
90’- Akordohen 6 minuta shtesë.
70’- Abah shpërdoron një rast shumë të mirë, teksa pak metra larg portës, gjuan fluturimthi por topo shkon jashtë.
66’- Zëvendësimi i dytë te Partizani, largohet Taipi dhe në vendin e tij futet Ismaili.
65’- Te Tirana nuk i besojnë syve, teksa shohin një gjuajtje me kokë të Soler, të largohet mbi vijën fatale nga Bintsouka.
51’- Gjuajtje e fortë e Haxhiut, por bllokon me turp mbrojtësi i Partizanit, Sembene.
48’- Mundësi e artë shënimi për Partizanin, Bintsouka shfaqet përballë me Selmanin, por portieri i Tiranës, i mohon golin.
45′- Nis pjesa e dytë.
Partizani-Tirana, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë!
45‘- Akordohen 5 minuta shtesë!
40’- Zëvendësimi i parë te Partizani, largohet Buxhelaj i dëmtuar dhe futet në lojë Zguro.
35’- Tirana është më kërkuese në këto minuta deri tani, me bardheblutë që shfaqen më kërkues për të gjetur golin.
25’- Ndëshkohet Jonuzi me karton të verdhë, pasi ndali një aksion të rrezikshëm të Partizanit në mesfushë.
24’- Mundësi e shkëlqyer për Tiranën me Jarmuni, por sërish Qirko i mohon golin. Ndizet sfida.
17’- Tjetër rrezik nga Tirana nga e majta e sulmit, Qirko largon rrezikun për Partizanin.
13’- Provon Haxhiu me një gjuajtje të fortë, e cila grushtohet nga Qirko dhe shkon te Jarmuni, por ky i fundit është në pozicion jashtë loje.
7’- Minuta të qeta nga të dyja ekipet, që nuk rrezikojnë, por studiojnë njëra-tjetrën.
0′- Nis derbi i kryeqytetit!
“Paqe” në derbin e kryeqytetit, Tirana merr barazimin e gjashtë radhazi
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Qirko, Mehmeti, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Rrapaj, Sembene, Taipi, Zeka, Cara, Bintsuka.
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismalji, Meta, Kola, Jarmouni.
/tvklan.al