800 ha tokë është infektuar nga ky insekt, ndërhyrja pas ankesave të fermerëve

Në Grabjan të Lushnjës po bëhet dezinsektimi ndaj karkalecit. Janë rreth 800 ha tokë e infektuar nga ky insekt ndërsa janë evidentuar të gjitha sipërfaqet me prezencë karkaleci.

Specialistët e bujqësisë thonë se ndërhyrja po bëhet në kohë.

“Jemi në fazën e parë të trajtimit, do vazhdojë identifikimi i vatrave që kanë infeksion të lartë.”

Sipas specialistëve, nuk do të jetë e nevojshme një fazë tjetër ndërhyrjeje.

“Mendojmë se jemi në fazën e duhur të zhdukjes së dëmtuesit karkalec dhe rezultati është 100% me trajtimin që po kryhet.”

Ministria e Bujqësisë po kryen dezisektimin në të gjitha sipërfaqet e infektuara nga karkaleci. Pak ditë më parë ky proces u zhvillua edhe në Belsh ndërsa nisi pas ankesave të fermerëve.

Klan News