Situata financiare e klubit, pagat e pa marra prej disa muajsh sollën edhe largimin e parë tek Flamurtari. Mohamedi Useini, mbrojtësi shqiptar i Maqedonisë është larguar drejt kampionatit në vendin e tij, me shumë mundësi tek Renova, teksa ka oferta edhe nga Rabitnicki.

Duket se gjithçka është arritur edhe mes një akordi mes lojtarit dhe klubit Një ditë para takimit të kupës largimi i tij ka sjellë edhe heshtje shtypi në klubin vlonjat. Drejt rrugës së ndarjes me klubin janë edhe disa lojtarë të tjerë si  Alla, Kolici, Torasa apo edhe Kale.

Vlonjatët gjenden aktualisht në një situatë mjaft të vështire, ndërsa ngërçi i krijuar mes klubit dhe bashkisë po jep frytet e veta negative. Administratori Idrizi kërkon kthimin e shumave të hedhura për borxhet e akumuluara në kohën kur klubi menaxhohej nga bashkia, por mbi të gjitha të hidhen hapa drejt privatizimit, ndërsa bashkia qëndron totalisht në heshtje,me.

Situatë e ngjashme është edhe tek Kamza. Mosmarrëveshjet mes bashkisë dhe Presidencës së klubit bënë që në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj partizanit 8 lojtarë të mos dilnin në fushë. Futbollistët kanë pranuar se do të qëndrojnë në pritje deri në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë në kupë për të marrë pagat. Nëse kjo nuk ndodh do të bojkotojnë edhe stërvitjen.

Tv Klan