Një grup prej 20 civilësh kanë arritur të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pjesa e fundit e qytetit jugor të Ukrainës që është ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, por që mbahet e rrethuar nga rusët.

Këta janë grupi i parë i civilëve që largohen që kur Presidenti rus Putin urdhëroi rrethimin e zonës industriale.

Pala ukrainase dhe ruse janë duke biseduar për lirimin e 1000 civilëve të cilët janë të bllokuar brenda fabrikës së çelikut.

Më herët kryetari i Bashkisë së Mariupol ka thënë se civilët brenda zonës industriale janë “në kufirin mes jetës dhe vdekjes”. /tvklan.al