Edicioni i 6-të ka sjellë më shumë artistë pjesëmarrës nga Kosova

Ka nisur rrugëtimin në Shkodër festivali i filmit “Ekrani i Artit”, në edicionin e tij të 6-të. Për publikun u shfaqën filma dhe dokumentarë.

Të pranishëm ishin jo vetëm artistë shkodranë, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Risi këtë vit është pjesëmarrja e më shumë artistëve nga Kosova.

“Ka pasur një prurje bujare shumë prej artistëve të rinj të Kosovës.”

“Ky festival filmi ka të bëjë shumë me atë që quhet video-art, pra nuk janë kineastë të mirëfilltë, por janë artistë pamorë që punojnë me video. Në këtë fushë, sidomos Kosova sjell propozime shumë interesante.”

I pranishëm ishte edhe Drejtori i Institutit Italian të Artit.

“Kjo është një iniciativë për artin shqiptar.”

 “Ekrani i Artit” është huazuar nga Lo Schermo del Arte, festivali i filmit dhe artit bashkëkohor.

Klan News