Pritjes i erdhi fundi: Në Venecia filloi edicioni i 75-të i festivalit më të vjetër të kinemasë në botë. Tapeti i parë i kuq i këtij edicioni u shkel plot elegancë nga jo pak yje italian dhe ndërkombëtar.

Festivali u hap me projeksionin e filmit “First man” të regjisorit amerikan Damien Chazelle, ku roli kryesor në sagën biografike për Nil Amstrong, njeriu i parë që u ngjit në hënë, luhet nga aktori kanadez Rayan Gosling.

Ndër të tjera në ceremoninë e hapjes u dha edhe cmimi “Luani i Artë” për karrierën aktores britanike Vanessa Redgrave.

Nata e dytë e festivalit do të vijojë me paraqitjen e dy filmave të tjerë, “Roma” nga Alfonso Cuaron dhe “Favorite” nga Yorgos Lanthimos.

Juria këtë vit do të kryesohet nga Guillermo Del Toro, fitues i Oskarit për regjinë më të mirë për “The Shape of Water” i  shoqëruar nga emra të njohur përfshirë edhe skenaristin Paolo Genovese dhe aktorët Naomi Watts dhe Christoph Waltz.

Detyra e jurisë do të jetë vlerësimi mes 21 filmave në garë deri në dhënien e Luanit të Artë për filmin më të mirë në natën e mbylljes më 8 Shtator.

Tv Klan