Nis Festivali i Filmit të Shkurtët në Korçë
Në edicionin e 10-të do të shfaqen 35 produksione nga 28 shtete të ndryshme të botës
Për të 10-tin vit Korça mikpriti Festivalin e Filmit të Shkurtër i cili do të sjellë për publikun produksionet më të fundit të kinemasë botërore. Nga 700 aplikime u përzgjodhën 35 nga shtete të ndryshme të botës. 5 prej produksioneve janë shqiptare ndërsa zhanret janë të ndryshme.
“Temat janë gjithmonë të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë temë të caktuar çdo vit. Filmat përzgjidhen në bazë të kualitetit të tyre. Është shumë e vështirë në fund të zgjedhim filmat që garojnë, pasi edhe koha është e limituar, por pavarësisht se janë filma të shkurtër dhe vijnë nga regjizorë të cilët ndoshta nuk kanë kryer ende filmin e tyre të parë të gjatë, përveç minutazhit nuk është se ka ndryshime të cilësisë vizuale dhe tregimtare.”
Gjeografia e festivalit është zgjeruar këtë vit edhe me filma nga Venezuela, Katari apo Kina.
“Janë 35 filma nga 28 shtete të ndryshme të botës. Filma fiksion, artistik, dokumentar dhe film atë animuar.”
Festivali do të zgjasë 5 ditë ndërsa në përfundim juria do të vlerësojë filmat më të mirë.
Klan News