Edicioni i 72-të i festivalit të filmit në Kanë pati një nisje jo fort të këndshme për udhëheqësit botërorë, veçanërisht ata të modelit Trump. Regjisori meksikan, Alejandro González Iñárritu, i cili do të drejtojë jurinë e festivalit të këtij viti akuzoi liderët globalë se po udhëheqin me zemërim, inat e mashtrime.

Alejandro Gonzalez Inarritu, regjisor Meksikan: Njerëzit po humbin jetën duke u zhdukur në rënë, shkretëtirave ose shpërbëhen në ujërat e oqeaneve. Bota po shkrihet dhe këta njerëz po udhëheqin me zemërim, inat e mashtrime. Po trillojnë për t’i bërë njerëzit të besojnë se janë duke folur për gjëra reale e fakte.

Pa etiketuar drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump, por shprehur kritika të ashpra për murin kundër emigrantëve në kufirin meksikan dhe hapat pas të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet kundër ngrohjes globale, Injarritu paralajmëroi se nacionalizmi po e çon botën në një situatë si ajo para Luftës së Dytë Botërore.

Mes tematikave të 64 filmave me metrazh të gjatë që do të shfaqen nga 14 deri 25 Maj përpara 200 mijë spektatorëve, më të rëndësishmet janë ato të emigrantëve dhe ngrohjes globale. Mes filmave që pritet të spikasin për Palmën e Artë janë “Të vdekurit nuk gënjejnë” të Jim Jarmusch dhe “Një jetë e fshehtë” e Terrens Malik.

Tv Klan