Nis festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”
22:13 20/11/2023
Trupa nga Shqipëria, Kosova dhe RMV
Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” pas Maqedonisë së Veriut ku u mbajt edicioni i parë vjen në Tiranë në vitin e tij të dytë.
15 shfaqje nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe ai i vendit tonë do të ngjiten në skenë për 8 ditë falas për publikun.
Siparin do ta ngrejë shfaqja e Teatrit Kombëtar “Vojocek” ndërsa një zë i veçantë në këtë festival ndërkombëtar i jepet dramaturgjisë shqipe.
Por ky festival do të jetë edhe një përballje me kritikë, dhe një krahasim me teatrot në vendet fqinje dhe një garë, ku e prijë dy tetarot e tjera.
Nga data 20 deri në 27 Nëntor, do të shtrihet festivali ku do të ndahen 12 çmime.
Tv Klan