Të mërkurën vendoset edhe për kandidimin e Albin Kurtit

Të mërkurën në mesditë merret vesh se cili deputet nuk do të certifikohet për zgjedhjet e 14 Shkurtit. Kjo pasi KQZ ua ka dërguar emrat e 1081 kandidatëve 6 institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për verifikimin e kandidatëve, nëse janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Neni 29 flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush mund të certifikohet si kandidat për deputet.

Sipas ligjit, një person i shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit me vendim përfundimtar të gjykatës nuk mund të garojë në zgjedhje, gjithashtu kjo e drejtë i hiqet edhe personave që janë pjesë e AKI-s, përfaqësues diplomatikë apo pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Këtë e ka konfirmuar edhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo ka vënë në pikëpyetje nëse Albin Kurti dhe disa të tjerë, që në Shtator u bëhen 3 vjet nga dënimi për hedhje të gazit lotsjellës do të certifikohen nga KQZ. Megjithatë listës së LVV-s i prin vetë Kurti. Nëse KGJK e hedh poshtë kërkesën e Kurtit për kandidim, atëherë kjo parti ka të drejtë që të ankohet në gjykatë.

Tv Klan