Ministria e Mjedisit ka çelur sezonin e dytë të mbjelljeve. Fushata “100 ditët e pemëve” parashikon të shtrihet në 12 qarqet e vendit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nga shkolla “Bari Nela” në Zallbastar, u shpreh se mbjellja e pemëve do të ndikojë në përmirësimin e ndryshimeve klimatike.

“Do të shkojmë edhe në shkolla të tjera, kështu do të shkojmë edhe në brigjet e lumenjve ku mbjellja e pemëve do të mbrojë nga erozioni, kështu do të përpiqemi që në shkollat të ndërtojmë kurorat e gjelbra, kështu do vazhdojmë me bizneset për të kuptuar sesa bizneset kane detyrimin për të mbjellë pemë që i shërbejnë komunitetit , kështu do vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë… ”, tha Klosi.

Përgjatë 100 ditëve, pjesë e fushatës do të bëhen edhe qytetarët që sipas ministrit do të duhet të mbjellin vullnetarisht 5 pemë për person.

Tv Klan