Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nesër nis fushata dy javore e vaksinimit të fruth-rubeolës në të gjithë Shqipërinë. Rreth një milion fëmijë të grupmoshës nga 1-15 vjeç, do të përfshihen në këtë fushatë. Mbështetje e strategjisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të eliminuar këto sëmundje brenda vitit 2007.

Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, kanë si synim mbrojtjen e kësaj grupmoshe nga dy sëmundje me pasoja serioze për shëndetin. Kjo vaksinë parandalon keqformimet e lindura tek bebet e nënave, që preken nga kjo sëmundje në tre mujorin e parë të shtatzënisë. Kjo vaksinë është aplikimi i parë në Shqipëri.

Financimin e kësaj fushate e ka bërë UNICEF, Kryqi i Kuq Amerikan dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke trajnuar kështu edhe 114 epidemiologë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti