Votuesit do të identifikohen përmes shenjave të gishtave

Filloi fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor. Fushata do të zgjasë deri më 15 Tetor në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore. Në ato Komuna ku Kryebashkiaku nuk do të zgjidhet në raundin e parë, do të mbahet raundi i dytë më 31 Tetor, kurse fushata do të zgjasë deri më 29 Tetor.

Siç njoftoi KSHZ-ja, janë paraqitur 303 lista për Kryetarë Komunash dhe 567 për këshilltarë. Krahas partive politike, kandidatë për kryebashkiakë dhe lista me këshilltarë kanë paraqitur edhe disa shoqata dhe organizata qytetarësh.

Në zgjedhjet lokale 2021 për herë të parë, për identifikimin e votuesve, do të aplikohen terminalet për shenjat e gishtërinjve. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, për Klan Maqedoni tha se votuesit do të kalojnë përmes identifikimit të dyfishtë që evitohen parregullsitë zgjedhore.

“Do të identifikohen votuesit me anë të aparateve për identifikim, me anë të shenjave të gishtërinjve, përpos identifikimit me anë të dokumenteve për identifikim personal si hap i parë që janë në procesin zgjedhor, në procesin e votimit, si hap i dytë është edhe verifikimi i identitetit të votuesit me anë të aparaturave për identifikim biometrik”.

Në zgjedhjet lokale të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë, kurse procesi zgjedhore, sikurse zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar do të mbahen me respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.

Tv Klan