Skiatorët shqiptarë nisën të enjten garat e tyre në botërorin që po zhvillohet në Suedi. Në provën e parë në slalolim gjigand, më i miri prej tyre ishte Erjon Tola. Ai e përfundoi i 62 zbritjen e parë. Rezultate më modeste për të tjerët, por që gjithsesi e përfunduan provën e tyre.

Biçoku, Kaço dhe Veriga u renditën nga vendi i 106 deri në të 108. Pritet prova e dytë për të përcaktuar nëse do të kalojnë në finalen e slalomit gjigand për meshkuj.

Tv Klan