PSG-Manchester UTD dhe Lazio-Dortmund, sfidat më interesante

UEFA Champions League do të luajë sot ndeshjet e para të fazës së grupeve. Paris Saint Germain, finalisti i sezonit te kaluar do të nisë garën me Manchester United.

Skuadra angleze kthehet në këtë turne pas mungesës në sezonin e kaluar, ndërsa ajo franceze duhet të fillojë nga e para përpjekjet për trofeun. Chelsea do të presë fituesen e Europa League në fuqi Sevilla në Stamford Bridge.

Kjo është përballja e parë mes këtyre ekipeve. Një duel interesant do të jetë Lazio – Borussia Dortmund, pasi do të sfidohen dy shënues të shkëlqyer Immobile edhe Haaland.

Megjithatë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te porta e mbrojtur nga Strakosha. Nuk do të jetë e tillë në takimin Barcelona-Ferencvaros. Myrto Uzuni do të mungojë, pasi rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, sipas asaj që shkruajnë mediat.

Mbrëmja nis në orën 18:55 me sfidat Dynamo Kyiv-Juventus dhe Zenit-Club Brugge.

Tv Klan