Demokratët e akuzojnë për shpërdorim detyre në çështjen e Ukrainës

Ditë historike për Shtetet e Bashkuara, ku në Senat ka nisur këtë të martë gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump. Është hera e tretë në historinë e vendit që një kryetar shteti përballet me akuzat për shkelje të detyrës, që i rrezikojnë postin.

Votimi i parë do të jetë procedurial dhe ka të bëjë me programin e propozuar nga kryerepublikani i Senatit, Mitch McConnell, që u jep ligjvënësve demokratë që luajnë rolin e prokurorëve të paraqesin provat e tyre gjatë ditëve në vijim, kundër presidentit. McConnell tha se procedura duhet të jetë sa më e shpejtë dhe të përfundojë me shpalljen të pafalshëm të Trumpit.

Por kreu i pakicës demokrate Chuck Schumer kërkoi që në gjyq të paraqiten dëshmitarë dhe dokumente, që do e bëjë të vlefshëm këtë proces gjyqësor, procedurë që megjithatë kundërshtohet nga republikanët, të cilët thonë se dëshmitë duhet të ishin mbledhur në komisionin e Dhomës së Ulët, të ngritur për këtë çështje.

Demokratët akuzojnë Presidentin Trump se i ka bërë presion homologut ukrainas të nxisë hetimet për rivalin e tij demokrat Joe Biden. Sipas tyre, Trump përdori ndihmën ushtarake për Ukrainën prej 391 milionë dollarësh në formë presioni. Qëllimi final është që nga hetimet në Ukrainë të dëmtohej figura e Biden para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.  

Tv Klan