Akuzohet nga SPAK për korrupsion së bashku me katër persona të tjerë

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka dhe katër personave të tjerë të dyshuar për korrupsion.

Brenda disa ditësh Margjeka së bashku me bashkëshortin Arben Cara, avokatin Skënder Demiraj, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin do të përballen me gjykatën pasi të nise procesi gjyqësor.  

Të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë Mimoza Margjekës nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 mijë eurosh për të liruar nga qelia Orion Balin, vëllanë e Neiton Balit.

Në atë kohë me Margjeka ishte në funksionin e gjyqtares, ndërkohë që ushtronte detyrën në Gjykatën e Apelit Korçë.

Klan News