Nis gjyqi për grupin e Habilajve – TV KLAN

Nis gjyqi për grupin e Habilajve

Seanca e parë dështon, shtyhet për në 30 Prill

Gjykata për Krimet e Rënda nisi gjykimin e grupit të Habilajve, por seanca e parë ka dështuar, për shkak të pamundësisë për marrjen e njoftimit nga të pandehurit.

Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale në Itali, ndërsa Krimet e Rënda kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar Policinë e rrethit.

Më tej, gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri ne njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 Prill. Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata droge drejt Italisë. Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit te Habilajve.

Tv Klan

 

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione