Nis grumbullimi i Kombëtares

Nis grumbullimi i Kombëtares

22:24 18/09/2022

Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Islandën

Kombëtarja nisi të dielën grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, me Izraelin më 24 Shtator në transfertë dhe me Islandën më 27 Shtator në shtëpi.

Përgatitjet do të kryhen në Durrës deri të premten kur kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tel Avivit.

Stafi teknik është ende në pritje të situatës së Endri Çekiçit dhe Keidi Bares. Çekiçi u dëmtua në takimin e së shtunës me Koniasporin, ndërsa Bare nuk ka luajtur kohët e fundit me Espanjolin.

Ndeshjet e Shqipërisë me Izraelin dhe Islandën do të transmetohen direkt në TV Klan.

Tv Klan





Të ngjashme