Marrin dozën e AstraZeneca, mbi 60% e tyre e kanë kaluar covid-in

Nis vaksinimi i farmacistëve të kryeqytetit me vaksinën AstraZeneca. Në total janë 1800 farmacistë që të cilët në bazë të disa kritereve, Urdhri i Farmacistëve dega Tiranë krijon listat dhe u dërgon emrat për të bërë injektimin pranë stadiumit Air Albania.

“Pati një përzgjedhje për rajonin e Tiranës për moshat mbi 50 vjeç dhe kolegët që kishin ndonjë risk me sëmundje bashkëshoqëruese që nuk e kishin kaluar akoma Covid-19. Ditët në vazhdim do vazhdojnë listat, janë lajmëruar dhe do jenë ndoshta nesër 100 veta”, tha Laurela Zani, presidente e Urdhrit të Framacistëve në Tranë.

Sipas një pyetësori të realizuar nga Urdhri i Framacistëve, mbi 60% e tyre e kanë kaluar Covid-19, 25 % nuk ishin të sigurt, ndërsa vetëm 1% kanë deklaruar se nuk janë infektuar. Por pavarësisht se e kanë kaluar apo jo farmacistët shprehen se vaksinimi është i domosdoshëm dhe ata kanë besim te të gjitha vaksinat.

Ndërkohë që në sheshin ‘Skënderbej’ ku është ngriutr pika për vaksinimin masiv të moshave +70 vjeç ka patur më pak persona që prisnin të vaksinoheshin. Kjo dhe për shkak të motit.

Klan News