Vaksinime me “Sinofarm” dhe “Sputnik V

Imunizimi masiv nuk filloi pa probleme. Disa qytetarët thonë se kanë pritur tepër gjatë për t’u vaksinuar, por kishte të tillë që pohonin se gjithçka shkon sipas planit.

Qytetarët ishin të kënaqur nga vaksinimi. Thonë se janë injektuar me Sputnik V ose me Sinofarm.  Por, disa qytetarë të cilët duhet të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës, ishin këtu vetëm për të marrë informacione se kur do të vijnë në radhë vaksinat që janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave EMA.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut shpresojnë se me fillimin e vaksinimit masiv të popullsisë, në fillim të verës do të ketë një përqindje të lartë të të imunizuarve që do të ndikojë në kthimin gradual të normalitetit.  

Tv Klan