Nis instalimi i matësve inteligjentë

Nis instalimi i matësve inteligjentë

15:54 14/09/2019

3700 abonentët e parë në autostradën Tiranë – Durrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka nisur instalimin e matësve inteligjentë për 3700 abonentë që banojnë përgjatë autostradës Tiranë–Durrës për pjesën nga kryeqyteti deri në Vorë.

Vendosja e matësve “të zgjuar” në këtë zonë është zgjedhur për shkak të tipologjisë së saj me konsumatorë familjarë dhe biznese. Kjo është hera e parë që në Shqipëri instalohen sahatë të tillë.

Matësit inteligjentë zhdukin gabimet njerëzore dhe eliminojnë punën e faturistit. Instalimi i kësaj pajisjeje zhduk përfundimisht keqfaturimin dhe vjedhjen e energjisë, por po ashtu çdokush mund të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike.

Ky është matësi inteligjent, instalimi i tij i jep fund gabimeve në faturime ndërsa çdokush mund të shohë konsumin e energjisë duke shkarkuar një aplikacion në telefonin e tij.

Kompania e shpërndarjes së energjisë ka vendosur deri tani 1 000 matës të tillë në pallate, biznese dhe shtëpi. Që të shihet saktë konsumi në rrjetin e energjisë fillimisht matësi instalohet në kabina, e më pas një tjetër lloj pajisjeje vendoset te abonenti, duke i dhënë mundësinë OSHEE-së që të zbulojë në kohë reale konsumin e kabinës sipas llojit të klientit dhe nëse ka apo jo humbje të energjisë.

Pjesa e autostradës Tiranë-Durrës është një projekt pilot, i cili nëse do të rezultojë i suksesshëm do të vazhdojë me vendosjen e këtyre matësve në të gjithë vendin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori