Muzeu i Louvre nis klonimin e veprave të Michelangelos, të cilat mund të ekspozohen në çdo muze në botë. Aktualisht ka nisur faza e dixhitalizimit, më pas dublikimi dhe në fund transporti pa asnjë rrezik. Projekti përfshin dy skulpturat në mermer të skllervërve, Rebeli dhe i Vuajturi, mbi të cilat disa specialistë kanë nisur fotografimin me rreze laser të çdo linje.

Sipas Le Figaro, aktualisht po përdoren aparatura shumë të sofistikuara të cilat arrijnë të kapin imazhe me rezolucion shumë të lartë të çdo centrimetri të veprës së artit. Më pas të dhënat e mbledhura do të trajtohen nga software të veçantë, që janë në gjendje të llogarisin pozicionimin e mijëra pikave. Më pas do të bëhet riprodhimi në 3D, pra klonimi përmës një printeri me lazer.

Kjo teknikë ka nisur të përdoret gjerësisht për shumë vepra të çmuara arti, të cilat ruhen me fanatizëm nëpër muze. Në Shtator do të nisë edhe klonimi i kodit Hammurabi, që është libri i ligjeve të Mesopotamisë së Lashtë, një minierë informacionesh mbi mbretërinë antike.

Klan Plus