Një nga temat kryesore dhe ndryshimet në statut

Ka nisur pasditen e së premtes Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste. Në ditën e parë në fokus kanë qenë gratë dhe roli i tyre. Kryeministri Rama theksoi se do të vendoset një grua bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe do të futen tekste feministe nëpër shkolla.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për kundërshtarin e tij politik, liderin e opozitës Lulzim Basha.

Të shtunën, Kongresi pritet të diskutojë disa nga çështjet më të rëndësishme. Përkrah zgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, do të votohen edhe për ndryshimet në statut.

Pak ditë më parë anëtarë të kësaj partie, si Arta Dade apo Maqo Lakrori kërkuan nëpërmjet një peticioni reformimin e partisë. Ata propozojnë vetting të politikanëve, kufizim të mandatit të kryetarit dhe distancimin nga blerja e votës. 

Në ditën e dytë të Kongresi do të diskutohet dhe për një sërë çështjes si rindërtimi pas tërmetit apo dhe integrimi europian e rajonal.

Tv Klan