Fluturimet nga Roma, më pas Gjenevë, Lion, Londer dhe Berlin

Avioni që dërgoi ekipin e mjekëve dhe infermierëve në Itali, kthehet me 120 shtetas shqiptarë që kishin mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve.

Agron Tare, zv/ministër i Jashtëm, shpjegoi që deri më tani rreth 1 mijë të tjere janë rikthyer në negociim me Ministrinë.

Me rëndimin e situatës në vendet e Bashkimit Europian, kërkesat u shtuan. Janë studentë, qytetarë që kanë pasur leje qëndrimi për 90 ditë dhe disa raste humanitare. Udhëtimi në kthim do të jetë falas.

Plani për riatdhesimin e shtetasve që kanë mbetur jashtë vendit po kryhet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Shtetit.

Tv Klan