Strehohen në Francë në pritje të azilit

Dhjetë qytetarë nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin strehuar në Maqedoninë e Veriut, mbrëmë përmes Aeroportit të Shkupit janë larguar nga vendi.

Derisa janë në pritje të së drejtës së azilit, si pjesë e operacionit për ndihmë të qytetarëve që kanë punuar për institucionet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare në Afganistan, kurse rrezikohen nga regjimi i ri i talebanëve, strehim u ka siguruar Franca.

RMV-ja në këtë mision humanitar ndërkombëtar ka siguruar qëndrim të përkohshëm për 484 qytetarë nga Afganistani, punonjës, gra, fëmijë nga familjet e të punësuarve në misionet demokratike humanitare, aktivistë për të drejtat e njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë.

Gjatë qëndrimit në vend u është siguruar akomodim nëpër objekte në Shkup, mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psikosociale derisa nuk sigurohet transferi në destinacionin final. Harxhimet tërësisht mbulohen nga organizatat ndërkombëtare. 

Klan Macedonia