Edhe pse jemi ende në dimër, Ministria e Mjedisit dhe turizmit dhe ajo e Brendshmja kanë thirrur në një takim prefektët për t’ju kërkuar të nisin marrjen e masave për sezonin e ri turistik. Ministri Klosi kërkoi që të përcaktohet me kujdes kufiri mes plazheve publike dhe private.

Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, siguria në plazhe do të jetë kryefjala e këtij sezoni, ku toleranca do të jetë zero dhe asnjë biznes nuk do të funksionojë pa plotësuar kushtet.

Problematikat e sezonit turistik ministrat Klosi dhe Lleshaj i diskutuan në një takim me prefektët të cilëve iu kërkuan të nxisin kryetarët e bashkive të plotësojnë detyrimet e tyre ndër të cilat renditen dhe kushtet higjieno-sanitare e ndarja e zonave ku do të lejohet muzika e lartë.

Tv Klan