Bill i transferon ish-bashkëshortes aksione prej 1,8 miliardë dollarësh

Bill Gates ka transferuar 1,8 miliardë dollarë në fondin e ish-bashkëshortes së tij Melinda Gates, një ditë pasi kanë bërë publik lajmin se do të divorcohen. Kjo është transferta e parë që do të bëhet tek çifti, si pjesë e ndarjes së shumë rasteve mes tyre për shkak të divorcit.

Themeluesi i Microsoft është njeriu i katërt më i pasur në botë, me një pasuri prej 130 miliardë dollarësh. Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, mund të jetë gati të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në 73 miliardë dollarë.

Divorci i një prej çifteve më të famshme në botë nuk është finalizuar ende në gjykatë ndonëse ata tashmë janë marrë vesh për ndarjen.

Ndërkohë, siç është bërë e ditur, Bill i ka dhënë Melindës aksione në vlerë prej 1,5 miliardë dollarësh në Kompaninë Kombëtare të Hekurudhave në Kanada. Ai po ashtu i ka dhënë asaj aksione në vlerë prej 300 milionë dollarësh në Auto Nation.

Klan News