Hado: Do merren njëkohësisht me pensionin, përfitojnë 695 mijë persona

Nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado gjatë një interviste për Klan News tha se përfitues janë të gjtihë pensionistët.

“Në total përfitues që e përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit janë rreth 695 mijë e 100 persona, ku përfshihen të gjithë pensionet e pleqërisë, gjithë pensionet e invalidetit, gjithë pensionet familjare që marrin bashkëshortët e ve dhe fëmijët jetimë. Janë gjitha llojet e përfitimeve të tjera që Instituti i sigurimeve shoqërore trajton. Krahas tyre, janë dhe invalidët e punës të cilët qeveria me një vendim të veçantë, krahas shpërblimit 5 mijë Lekë që është për festat e fundvitit, ka miratuar dhe një shpërblim për kompensim vetëm për invalidët e punës që është vetëm 6 mijë Lekë të reja. Një invalid pune do të marrë 11 mijë Lekë të reja”, ka thënë Hado.

Hado tha se qytetarët nuk kanë pse të rrinë në radhë por të ndjekin grafikun që marrin pensionin.   

“Atë ditë që qytetarët kanë grafikun për të marrë këstin mujor të pensionit për muajin Dhjetor, në të njëjtën kohë do të marrin dhe 5 mijë Lekëshin bonus, kështu që nuk ka arsye dhe nevojë që qytetarët të rrinë në radhë, domethënë do jetë një proces pagese si të gjithë muajt e tjerë të vitit. Veçanërisht kanë të drejtë ta marrin këtë bonus jo vetëm brenda muajit Dhjetor, por kanë të drejtë ta marrin deri në 36 muaj”, ka thënë Hodo.

Në total qeveria ka vënë në dispozicion të këtyre kategorive 4.3 miliardë Lekë.

SHPERBLIMET E FUNDVITIT

695,101 pensionistë                                        5 mijë Lekë       

64 mijë familje me ndihmë ekonomike             5 mijë Lekë        

66 mijë invalid                                               110 mijë Lekë        

Klan News