Rama: Model shembullor i zhvillimit urban

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka parë nga afër ecurinë e procesit te rindërtimit ne zonën e Thumanës pas dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Ky është një ndër kantierët më të mëdhenj ku po ndërtohet një shkollë, 14 pallate, 150 njësi  individuale si dhe njësi shërbimi.

“Ky është një model, shembullor i zhvillimit urban dhe social tani që merr formë dalin në pah dhe vlerat e projektit.  Godinat ishin një tmerr, jeta isha tejet e komplikuar, këtu do të bëhet një zonë që ka vlera për të ardhmen”

Ministri Ahmetaj bëri me dije se tashmë bashkitë do nisin me kontrata për të gjithë përfituesit nga projekti i rindërtimit.

“Janë 32 mijë 600 familje që përfitojnë nga programi i rindërtimit dhe janë gati 11 mijë familje që do përfitojnë shtëpi dhe apartamente të reja”.

Projekti pritet të përfundojë brenda 6 muajve, ndërsa kreu i qeverisë shprehu bindjen se ky investim do të shërbejë dhe si motivim për ngritjen e bizneseve të vogla dhe kthim e kësaj zonë në pikë turistike.

Tv Klan