Nis ndërtimi i 9 pallateve në Shijak



Nis ndërtimi i 9 pallateve në Shijak

19:51 05/01/2021

Pritet të strehohen 163 familje

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në Shijak dhe në Durrës, ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit në zonën më të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.

Në Durrës riparimi i 615 pallateve të dëmtuar në nivelin DS1, DS2  DS3 po vijon, por kreu i qeverisë ka kërkuar përshpejtim të punës. Lajmi më i mirë vjen nga Shijaku, ku kanë nisur të ndërtohen 9 pallate 7 katëshe, të cilat do të strehojnë 163 familje.

150 banesa individuale janë ndërtuar deri tani në Shijak. Disa banorëve në Xhafëzotaj, Rama zgjodhi t’ua japë vetë çelësat e shtëpive të reja.

Edhe në Maminas, pati banorë që hynë në shtëpi të reja. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zgjodhi këtë moment për të sqaruar se numri i personave në çadra po ulet.

Rama siguroi se të gjithë të prekurit e tërmetit do të vijojnë të marrin bonusin e qirasë, deri në ditën që do të hyjnë në shtëpitë e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme