Institucioni i vuajtjes së dënimit me ambiente komode do të mbajë 1680 të burgosur

Burgjet , kryesisht i mendojmë si vende jo miqësore, të errëta, të izoluara plotësisht  dhe me kushte mjaft të vështira ku njerëzit ndëshkohen për gabimet e tyre. Edhe pse institucione të vuajtjes seë dënimit të tilla ka shumë në botë, ekzistojnë edhe burgje me “ 5 yje ”.

Një burg luksoz po ndërtohet së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Me dritare pa hekura dhe me  pamje mbresëlënëse nga lumenjtë , i burgosuri i parë do të ketë mundësinë të vuajë dënimin në ambiente mjaft komode të cilat të krijojnë ndjesinë se në fakt je duke bërë pushime në një hotel luksoz.

Ambjenti luksoz në Ëellingborough, Northamptonshire, do të mbajë 1,680 të dënuar, duke e bërë atë burgun më të madh të Anglisë, raporton britanikja ‘THE SUN’. Punimet  do të zgjasin deri në muajin Tetor.

Vlera e përgjithshme e ndërtimit kap vlerën e 253 milionë Euro. Burgu do të ketë  gjithashtu një qendër qendrore për arsimin, aftësimin profesional dhe mjediset sociale. Sipas qeverise synohet te krijohet një “burg modern, efikas ” dhe do të ketë një fokus të qartë në rehabilitimin e shkelësve të ligjit.

Klan News