Veliaj: Investimet u shërbejnë të djathtëve e të majtëve

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura në Qeha. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tashmë ky investim u shërben si të majtëve dhe të djathtëve dhe ofron më shumë banorët me tregjet e Tiranës

“Jam i sigurt se edhe këtu, po të kishte zell për të krijuar pengesa, do të gjendej një arsye. Por, qartazi emancipimi në fshat është model edhe për qytetin, ku ndonjëherë na mungon emancipimi. Vrapojmë o burra pas partive, o burra pas teserave, o burra pas idealit të partisë dhe nuk kuptojmë se ideali nr. 1 është ideali i familjeve tona. janë për të mirën e të gjithëve, përfitojnë si të majtë, si të djathtë”.

Veliaj u ndal edhe tek dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit, për të cilat tha se në Qershor do të nisë puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja dhe lëvrimi i dëmshpërblimeve për dëmet e lehta.

“Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar garën për ndërtimin e 870 shtëpive, të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga muaji qershor. Të sigurohemi që ky vit, banorët e fshatit që janë për rindërtim shtëpie, të kenë shtëpinë me çelësa në dorë, ndërkohë të tjerët me dëme DS1, DS2, DS3, pra niveli i parë, i dytë, ose i tretë, do marrin paratë në dorë, që të kenë mundësi të kontraktojnë këdo, ose t’i bëjnë vetë rregullimin e shtëpisë”.

Rruga e re nga rrethrrotullimi i Mulletit fillon në dalje të fshatit Mullet dhe takohet me rrugën që lidh fshatin Fikas-Mangull me fshatin Qeha.

Tv Klan