Ky shesh ndërtimi i përket punimeve për shkollën e re të integruar në zonën e Don Boskos.

“Kjo është një ditë fantastike për gjithë zonën e “Don Boskos”. Bashkë me miken time Besën, sot inspektuam çeljen e kantierit të shkollës “Kristo Frashëri”, shkolla e re në “Don Bosko”.

Për Kryebashkiakun e Tiranës, zgjedhjet e 30 Qershorit do të shërbejnë si një referendum për mënyrën se si do vijojë Tirana.

“Në 30 Qershor e kemi garën me veten. Pra, kemi garë që së pari, të japim llogari çfarë punësh bëmë dhe në datë 30 Qershor t’ju kërkojmë njerëzve se duam t’i vazhdojmë këto shkolla, këto kopshte, këto çerdhe, duam të vazhdojmë me ujësjellësin, duam ta zgjerojmë Bovillën, duam të vazhdojmë të mbjellim pemë, duam të vazhdojmë që Bregu i Lumit të jetë një zonë e mirë”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, theksoi se ndërtimi i godinave të reja do t’i japë fund mësimi me dy turne.

“Në Tiranë e kemi ende problemin e shkollave me dy turne, që më këtë projekt të përbashkët që kemi me Bashkinë e Tiranës, besojmë se do të kryhet shumë shpejt, nuk do kemi shkolla me dy turne, dhe nxënësit do të mund të bëjnë jo vetëm procesin mësimor paradite, por edhe të merren me aktivitete të ndryshme pasdite”.

Ashtu si 62 shkollat ekzistuese, edhe institucionet e reja arsimore do të shërbejnë si qendër komunitare.

Tv Klan