75 njësi individuale dhe 7 ndërtesa 4-katëshe

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektuan punimet që po kryhen në Bubq për rindërtimin pas tërmetit.

Pas përfundimit të infrastrukturës nisi ndërtimin 75 e shtëpive individuale dhe 7 pallateve 4-katësh. Edhe punimet për shkollën e re po përparojnë. 

“Kjo do jetë një nga sitet shembull e kombinimit të pallateve, njësive individuale komplekse, shkollës dhe njësive administrative që do ofrojë njësia përmes Bashkisë së Krujës”.

Ministri Ahmetaj bëri të ditur se përfundoi shkolla e parë e financuar nga donatorët. Ndërtesa e shkollës “Hysen Çela” në Durrës do të shërbejë për 1370 nxënës.

Tv Klan