Ka nisur në Riad të Emirateve të Bashkuara Arabe një strukturë e re e madhe për prodhimin e televizionit dhe filmit. Me pajisje të ndryshme dhe të një teknologjie të lartë, Al Hisn Big Time Studios, përmban shtatë studio të teknologjisë së lartë dhe një zonë prodhimi me punonjës dhe salla montazhi, që mbulojnë një kompleks studiosh prej 300,000 metrash katrorë, sipas mediave lokale.

Nisma mbështet vizionin 2030 të Arabisë Saudite, duke synuar të pozicionojë mbretërinë si një qendër globale mediatike.

Të krijuara për të tërhequr krijuesit arabë dhe ata ndërkombëtarë, studiot ofrojnë burime gjithëpërfshirëse për të ulur kostot e prodhimit dhe për të nxitur rritjen e industrisë. Duke përfshirë teknologjinë e avancuar dhe akomodimet luksoze në paketën e tyre, qëllimi i Al Hisn Big Time Studios është të vendosë një standard të ri për prodhimin mediatik në rajon dhe të zgjerojë rolin e produksioneve lokale në të gjithë rajonin.

Klan News