Nis në Tv Klan “Aromë Dreke”


Nis në Tv Klan “Aromë Dreke”

13:04 14/09/2020

Programi “Aromë Dreke” nisi transmetimin sot dhe çdo ditë nga e hëna në të shtunë do të jetë në orën 11:00 në Tv Klan.

Në një hark kohor prej 45-50 minutash, chef-i i kuzhinës Arvin Kita do t’ju vijë në ndihmë të gjitha amvisave jo vetëm me receta, por edhe me ide të reja se si të gatuajnë ushqime të shijshme dhe të ushqyeshme.

Risia e këtij sezoni, do të jenë të ftuarit në studio, të cilët së bashku me Arvinin do të sjellin recetat e tyre.

E ftuara e parë e këtij sezoni ishte Manjola Nallbani.

Ditët e javës janë ideuar të jenë të gjitha të ndryshme. Kjo, me pjesëmarrjen e ikonave televizive, personazheve VIP, një baristi dhe lojën telefonike, me anë të së cilës të gjithë ndjekësit mund të bëhen pjesë për të fituar.

/tvklan.al




Të ngjashme