FIFA po përgatitet për Kupën e Botës për Klube, e cila do të nisë mbrëmjen e së martës në Arabinë Saudite. U prezantua edhe topi zyrtar i kompeticionit, në bashkëpunim me Adidas, i quajtur “Adidas Conext24”.

Ndeshja e parë do të jetë mes Al Ittihad të Karim Benzema dhe zelandezëve të Auckland Cityt.

Në raundet pasuese do të luajnë edhe Manchester City, Fluminense dhe Al Ahly.

Këtë edicion nuk do të jetë i pranishëm asnjë ekip spanjoll, madje as Real Madrid që u shpall kampion një vit më parë dhe që e ka fituar këtë trofe 5 herë, më shumë se çdo klub tjetër.

Madrilenët u eliminuan nga Manchester City. Në fakt, skuadra e Guardiolas dhe brazilianët e Fluminense janë favoritët e mëdhenj për titull. 

Finalja do të luhet më 22 Dhjetor në qytetin e Jeddah.

Tv Klan