Në Parkun Olimpik ka rinisur procesi i numërimit të fletëve të votimit të diasporës, pas disa orësh ndërprerje.

Nga rezultatet paraprake Partia Socialiste është në avantazh me 940 vota. Koaliacioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 784 vota.

Ndërkohë në këtë proces numërimi është angazhuar kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Po ashtu i pranishëm është edhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla.

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes dhe numërimit të votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al