Banorët dhe vizitorët shijuan motin e ngrohtë në qytetin bregdetar të Sopotit.

Fëmijët luanin në det, ndërsa të rriturit shëtisnin përgjatë bregut duke përfituar nga temperaturat e larta të cilat janë të pazakonta për muajin prill.

“Ne po lahemi, po ndërtojmë kështjella me rërë, po bëjmë banjo dielli dhe po luajmë futboll”, thotë një banorë i Sopotit.

Por shumë janë të shqetësuar për këto temperatura.

“Është bukur, por në një perspektivë afatgjatë disa janë të shqetësuar se si gjeneratat e ardhshme do ta përballojnë ngrohjen globale”, tha një vizitor.

Një masë ajrore e nxehtë do të perfshije Poloninë në ditët në vijim, gjë që mund ta bëjë atë vendin më të ngrohtë në Evropë.

Klan News