Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndryshe nga qytetet e tjera, prishjes së kioskave në Korçë, iu është përgjigjur propozimi i kryebashkiakut për ndërtimin e një supermarketi të përbashkët. Në këtë qytet, janë rrafshuar 22 kioska, të ndërtuara në ish-lulishten e qytetit të Korçës. Aksioni i policisë do të zgjasë 4 ditë, për pastrimin e hedhurinave.

Prishja e këtyre kioskave, ngjalli pakënaqësi tek një pjesë e pronarëve, pasi kioska ishte ngritur mbi pronën private. Pronarët kanë takuar madje dhe kryetarin e bashkisë, i cili ka sqaruar, se qyteti i tyre nuk duhet të prezantohet me kioska të shëmtuara e pa infrastrukturë, por me një supermarket modern./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti