Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kështu ka nisur dita e sotme tek Parku Rinia këtu në kryeqytet. Siç ishte premtuar forca të shumta të policisë së rendit dhe asaj ndërtimore i janë përveshur punës për të sheshuar ato çka kishin mbetur nga kioskat e Parkut Rinia. Fadroma shkatërruese e Havarit, e ka nisur punën tek kioskat përballë Shallvareve, për të vazhduar, më pas me të tjerat.

Ndërkohë që fadroma vazhdonte shkatërrimin, kishte dhe pamje tjetër, ku pronarët e lokaleve të tjera vazhdonin t’i prishnin vetë ish-pronat e tyre. Sot në Parkun Rinia, pamja dukej e hapur pas çmontimit të lokaleve. Mit’hat Havari, komandanti i operacionit, sot dukej më i kënaqur dhe i vendosur se kurrë.

Mit’hat Havari:- “Ju e shihni që është gjithçka serioze, ndërkohë unë përfitojë nga televizionet tuaja t’u tërheqim vëmendje disa lokaleve që s’kanë filluar të lëvizin nga vendi. Shteti nuk ka qëllim në vetvete që të shkatërrojë pronën e të tjerëve, por duke lënë hapësirë kohe që ata të lëvizin, por u bë plot 8 ditë sot dhe ata pothuajse s’kanë hequr një xham”.

Shumë shpejt premton Havari, radhën e kanë kioskat buzë Lanës. Nesër pritet të vijnë dhe forcat e mjetet xheniere të ushtrisë, pasi ka shumë nevojë për ta. Operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje sipas Havarit do të zgjasë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj