Nis procesi i ndarjes së OSHEE-së në 3 kompani

Nis procesi i ndarjes së OSHEE-së në 3 kompani

15:52 10/12/2019

Shitja dhe furnizmi i konsumatorit do të jetë më vete

Ka nisur procesi i ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në tre kompani të ndryshme. Kërkesa për ndarjen e saj është kërkuar prej vitesh nga Sekretariati i Energjisë me synim rritjen e transparencës brenda OSHEE-së dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorin.

Ajo do të ndahet në tre kompani:  njëra për shpërndarjen e energjisë, tjetra pjesën tregtare të furnizimit të konsumatorëve dhe një tjetër për shërbimin e furnizmit të tregut të lirë.

Administratori i OSHEE-së tha se gjatë procesit të reformimit janë reduktuar edhe procedurat për marrjen e energjisë nga biznesi nga 9 në 4.

Bizneset kërkuan që të shihet mundësia për uljen e çmimit të energjisë, pasi kjo sipas tyre rrit kostot dhe i bën produktet shqiptare më të shtrenjta përballë konkurrencës së rajonit.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi